Tirana do të bashkëpunojë me spitalin Salus sezonin e ardhshëm. Klubi bardheblu ka dalë me një njoftim për diçka të tillë, ndërkohë që lojtarët edhe kanë kryer vizitat mjekësore para nisjes së sezonit të ri.
“KF Tirana ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Spitali SALUS për mbështetje të plotë shëndetësore si dhe për një sërë shërbimesh të tjera të specializuara mjekësore brenda dhe jashtë fushës së blertë. Ekipi ka kryer sot vizitat e para mjekësore duke i hapur rrugën një bashkëpunimi të rëndësishëm për sezonin e ri futbollistik. #Salus #KFTirana ?”, shkruan klubi bardheblu.
https://www.instagram.com/p/BzxrKWih8eU/?igshid=qaa5hph0au4n