Marrëveshja me Bashkinë Gjirokastër, FSHF do të ndërtojë dy fusha të reja me bar artificial

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Federata e Futbollit dhe Bashkia Gjirokastër kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e dy fushave të reja në Gjirokastër.

Pas përfundimit me sukses të punimeve në fushën e stadiumit “Luftëtari”, qytetit do t’i shtohen edhe dy fusha stërvitore me bar artificial.

Punimet do të nisin së shpejti dhe ky investim është pjesë e projektit të rëndësishëm të FSHF-së, “100 Fushat”, që synon të krijojë më shumë hapësira për fëmijët që të stërviten dhe të luajnë futboll.

Gjithashtu, ky projekt pritet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së futbollit në qytetin e Gjirokastrës.