Kamer Qaka do të ndryshojë ambient këtë muaj. Lojtari shqiptar do të lërë Kongsvingerin në Norvegji për t’ju bashkuar zciverianëve të Sionit. Në kampin e këtyre të fundit është një kampion bote që e pret. Bëhet fjalë për Fabio Groson, që në të shkuarën ka fituar Kupën e Botës 2006 me Italinë, ndërsa tashmë drejton pankinën e skuadrës helvete.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb” akordi mes palëve është arritur dhe mesfushori shqiptar së bashku me menaxherin e tij kanë udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të bëhet më pas edhe zyrtarizimi nga ana e vetë klubit. Kujtojmë se Qaka ishte nje nga prurjet e Panuçit në Kombëtaren kuqezi, megjithëse karriera e tij më pas nuk vijoi me shkëlqimin e pritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/