Arbnor Muçolli do të ndryshojë ambient këtë verë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Veljen përfundoi më 1 korrik. “Bold.dk” shkruan se 23-vjeçari e ka gjetur ekipin e tij të ri.
Sipas medias në fjalë, Muçolli ka arritur marrëveshjen me klubin Gotenborg. Lojtari shqiptar ka rënë dakort për të vazhduar karrierën e tij në Suedi dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi i këtij transferimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/