Marrëdhia e Manajt me trajnerin është thyer, klubi që u rendit i 3-ti kërkon sulmuesin shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në sezonin e parë me klubin turk, por sezoni i dytë përfundoi me hatërmbetje mes palëve. Marrëdhënia Manajt me trajnerin dhe klubin është thyer dhe largimi duket e vetmja zgjidhje.

Sipas mediave lokale në Turqi, Samsunspori ka hedhur vështrimin nga lojtari i Kombëtares shqiptare. Samsunspori u rendit i 3-ti në kampionatin që sapo përfundoi dhe do të përfaqësojë futbollin turk në arenën europiane. Për këtë arsye klubi synon të përforcohet në këtë merkato verore dhe Rei Manaj duket një kandidat potencial për bardhekuqtë. Pjesë e Samsunsporit është edhe një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja./Sport Ekspres/