Maroku del me kokën lart, trajneri uron afrikanet e mbetura!

Maroku del me kokën lart nga Kupa e Botës, ku në tre ndeshje zhvilloi paraqitje të mira dhe nuk mori ndoshta aq sa do të kishte merituar. Në fakt, në asnjë takim (ndaj Iranit, Portugalisë dhe Spanjës) nuk është se ka qenë inferior, përkundrazi… Autogol ndaj Iranit, i pafat ndaj Ronaldos dhe skuadrës së Hierros.

Trajneri i skuadrës marokene, Herve Renard, u shpreh për FIFA: “Dalim me kokën lart, shumë lart! Me shumë krenari. i uroj fat ekipeve afrikane për kalimin e grupit, sidomos Senegalit dhe Nigerisë. E ardhmja? Në fillim duhet të fshijmë dhe harrojmë këtë eliminim, që ndoshta nuk e meritonim. Më pas, do të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *