Dinamo ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme me objektivin për t’u kthyer në Superiore. Këtë herë kryeqytetasit kanë mundur me shifrat 1-3 Apoloninë në transfertë. Marku po kalon një moment të mirë te Dinamo teksa ka arritur të realizojë dy gola.
Te Dinamo arriti që të shënonte edhe Ymeri, ndërsa goli i nderit nga Apolonia erdhi nga Gjata në minutën e 11, që i dha barazimin e përkohshëm. Pas këtij suksesi, Dinamo gjendet në vendin e parë të Kategorisë së Parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/