Marko Materaxi tallet me Juventusin pas humbjes nga Interi: Zomeri ishte spektator

Derbi i Italisë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Interit. Zikaltrit mposhtën Juventusin në një ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, që pritet të ndikojë edhe në rrugëtimin drejt titullit kampion. Imteresi për këtë sfidë ishte tejet i lartë, çka e dëshmon prania e 75’491 sportdashësve në tribunat e “Xhuzepe Meaxas”. Por numri i tifozëve është bërë një mjet ironie për Marko Materaxin.

Ish-mbrojtësi i Interit ka shpërndarë një ‘story’ në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet tabela elektronike në stadium që tregon numrin e të pranishmëve. Materaxi i shton këtij numri edhe Jan Zomerin, portierin e Interit. Ky i fundit pati pak punë në përballjen ndaj Juventusit, prandaj ish-lojtari italian ka vendosur të tallet me bardhezinjtë, duke e konsideruar edhe Zomerin si spektator në stadium./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *