Paraqitjet e zhvilluara me Kombëtaren shqiptare kanë bërë që trajneri i Lokomotivës së Moskës t’i japë më tepër hapësira Mario Mitajt. Mbrojtësi Shkodran është aktivizuar titullar ditën e sotme në derbin kundër Dinamos së Moskës. Madje, trajneri i klubit rus ka eksperimentuar me një pozicion të ri për Mitajn, atë të mesfushorit shkatërrues.
Lojtari shqiptar ka shkëlqyer edhe në mesin e fushës, teksa është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes. Kujtojmë se përallja mes Lokomotivës së Moskës dhe Dinamos së Moskës përfundoi në baraspeshë 0-0. Lokomotiva aktualisht renditet e treta në kampionatin rus të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/