Mario Mitaj është përfolur gjatë këtë verë për një transferim të mundshëm. Vetë lojtari pranoi se ishte gati për një kampionat më të fortë, teksa të interesuara për të ishin ekipe si Juventusi dhe Bolonja. Por kur të gjithë prisnin hapin e madh në karrierë, mbrojtësi shqiptar i çudit të gjithë.
Lajmet e fundit na informojnë se Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Atje ai do t’i bashkohet dy emrave mjaft të njohur si Karim Benzemasë dhe Ngolo Kantesë. Futbollisti 20-vjeçar do të transferohet në radhët e Al Itihahit në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/