Juventusi arriti të merrte një fitore mjaft të vlefshme ndaj kampionëve në fuqi të Champions League. Një gol i Kiezas në sekondat e para të pjesës së dytë i siguroi bardhezinjve 3 pikët përballë Çelsit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Alegri shprehet se në futboll nevojitet zemërim dhe dëshirë, gjë të cilën lojtarët e tij e patën këtë mbrëmje. Më tej trajneri i Juventusit vë në pah lojën e mirë të bërë nga ekipi i tij, teksa vetë Sheznit nuk i është dashur të bëjë asnjë pritje të vërtetë në portë.
“Kriza e Juves? Zakonisht marinarët gjithmonë gjejnë rrugën e tyre kur janë në një stuhi. Sonte ishte një ndeshje e mirë kundër kampionëve të Europës. Teknikisht ne mund të kishim luajtur më mirë, por vuajtëm pak. Në futboll duhet të kesh zemërim dhe dëshirë dhe djemtë e mi e interpretuan mire. Me gjithë respektin për Kampionët e Europës, Shezni nuk kishte një pritje të vërtetë për të bërë”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/