Partizani do të luajë kundër Mariborit ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë të Europa Leagues. Takimi do të luhet prej orës 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dje, të dy ekipet i kanë dhënë fund përgatitjeve duke zhvilluar seancat e fundit stërvitore.
“Sport Ekspres” mëson nëpërmjet burimeve të sigurta pranë klubit të kuq se sllovenët nuk kanë qenë shumë të kënaqur me kushtet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Ata janë habitur me dhomat e zhveshjes, pasi nuk është në përmasat e duhura, sipas tyre.
Stafi drejtues i Mariborit ka kërkuar një shpjegim se pse dhomat e zhveshjeve janë aq të vogla dhe nuk kanë hapësirën e duhur. Një probleme tjetër që ata kanë konstatuar ka të bëjë me mungesën e një dhome të përshtatshme për stafin teknik. Imagjino të luash kundër Mariborit në “Zeqir Ymeri”, stadiumin e Laçit, apo “labirinthin” e Gjirokastrës. Do ishte më mirë, pasi nuk do të pranonin dhe me shumë mundësi do e fitonim ndeshjen në tavolinë.