Marca ka bërë një gabim të madh në paraqitjen e skemës me tetë ekipet e kualifikuara më tej në Champions League. Për të qenë sa më të shpejtë në kohë, prestigjiozja spanjolle kishte përgatitur grafikun me logot e skuadrave. Në pamje të parë gjithçka duket në rregull.
Por Villareal ka kapur gabimin teksa shihet që logo e Villareal është zëvendësuar në fund me atë të Juventusit, duke e mbivendosur. Gërmat e klubit të Juventusit dukeshin poshtë stemës së Villareal, ndërsa ekipi spanjoll shkruan mes ironisë: “A nuk i besuat planit tuaj miq të Marca?”. /Sport Ekspres/
¿Acaso no confiabais en ?? ????, amigos de @marca ?? https://t.co/TglM3Ft6UG pic.twitter.com/fvrUZNwwPi
— Villarreal CF (@VillarrealCF) March 16, 2022