Marash Kumbulla do të debutojë sot me fanellën e Espanjolit. Mbrojtësi shqiptar u transferua pak ditë më parë në radhët e klubit spanjoll, por nuk vonon shumë për të luajtur ndeshjen e parë për ta. Trajneri e ka zgjedhur titullar për ndeshjen e sotme kundër Real Sosiedadit, e cila nis në orën 21:30.
Marash Kumbulla ka mundësinë për të ringjallur karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares kaloi një periudhë të gjatë larg fushës së lojë në sezonin e shkuar dhe tani do të përpiqet të marrë minutat e nevojshme në një kampionat të fortë si La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/