Marash Kumbulla ka ardhur me një njoftim të fundit në rrjetet sociale. Mbrojtësi shqiptar ka treguar se është bërë baba, pasi ka ardhur në jetë vajza e tij.
Emri i vendosur për të është Matilde. “Ne jemi të dashuruar marrëzisht pas teje”, shkruan Kumbulla mes gëzimit. Urimet nuk kanë munguar nga shumë shokë të ekipit, Kombëtares dhe ish-bashkëlojtarët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/