Maran bën një hap pas për ndeshjet e nëntorit, gati ftesa për Jasir Asanin te Shqipëria

Në listën e parë për ndeshjet zyrtare te Shqipëria, Maran mori vendimin për të mos grumbulluar Jasir Asanin. Një situatë që solli shumë pakënaqësi edhe nga ana e vetë lojtarit, i cili reagoi me një publikim në rrjetet sociale.

Por duket se situata ka ndryshuar dhe Asani do të grumbullohet për ndeshjet finale të nëntorit. Gazetari nga Irani, Erfan Hoseiny, ka publikuar lajmin se pas disa ndeshjeve pozitive të zhvilluar me Esteghal, Jasir Asani do të ftohet sërish nga Shqipëria për ndeshjet e ardhshme. /Sport Ekspres/