Armand Duka është i ftuar në studion e emisionit “Kampionët” në “TV Klan”, ku i është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve. Interesi për të ardhmen e Silvinjos nuk mund të mungonte, duke qenë se kontrata mes palëve ka përfunduar dhe ende nuk ka një marrëveshje të re.
Duka ka thënë se FSHF-ja i ka propozuar brazilianit rinovimin e kontratës që në muajin janar. Kreu i organizimit më të lartë të futbollit në Shqipëri është shprehur se nuk është në dijeni të ofertave të të tjera për Silvinjon, por shton se nëse do t’i ofronin një shifër shumë të lartë, atëherë do ta mirëkuptonte largimin.
“Kontrata me trajnerin ka mbaruar, por ne ia kemi propozuar për të vazhduar kontratën që në janar. Shpresojmë që tani së shpejti do ta finalizojmë. Ka një ofertë nga një klub në Europë? Nuk e di këtë. Unë di se çfarë kemi propozuar ne dhe çfarë kemi besuar. Po t’i vijë një shifër marramendëse, mund ta bëjë. Mançini la Italinë për lekë”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/