Manchester City tronditet nga Liverpol në 10 minutat e fundit, Guardiola i befason të gjithë me lëvizjen e tij si trajner në ndeshje

Manchester City dhe Liverpol e kanë mbyllur në barazim kryendeshjen e kësaj jave, në shifrat 1-1. Goli i parë i takimit u shënua nga Erling Haland, në minutën e 27. E kur pritje që ndeshja të vendosej pikërisht nga ky gol, mbërriti reagimi i miqëve.

Arnold arriti që të shënonte në minutën e 80 duke barazuar shifrat në 1-1. Ajo që i befasoi të gjithë ishte lëvizja e Guardiolës si trajner. Nëse Klop shfrytëzoi pesë zëvendësime, Guardiola nuk bëri asnjë ndërrim përgjatë 90 minutave, duke luajtur me të njëjtin formacion dhe duke mos preferuar asnjë lojtar nga stoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *