Manchester City është në garë për të tre trofetë, Guardiola anashkalon Championsin: Premier League është më e rëndësishmja

Pep Guardiola ka mundësinë të mbyllë sezonin me tre trofe të fituar. Manchester City është në finale të Champions League-s, FA Cup dhe është në krye të Premier League-s. Titulli kampion duket një çështje kohe për të, pasi në rast se Arsenali humbet sot kundër Nottingham Forestit, atëherë City do të jetë matematikisht kampion i Anglisë. Por një skenar i tillë nuk pëlqehet nga Guardiola, i cili ka thënë përpara mediave se dëshiron që titulli të vendoset në përballjen e tyre kundër Chelsea-t. Gjithashtu, trajneri spanjoll e veçon Premier League-n si kompeticionin më të rëndësishëm për Manchester City-n, duke anashkaluar Champions League-n.

“Do të preferoja që të fitonim për të fituar kampionatin. Ne duhet të bëjmë punën tonë. Koha për të festuar do të jetë pas përfundimit të sezonit. Gjithçka është në duart tona. Premier League është më e rëndësishmja, sepse sezoni zgjat dhjetë muaj. Jemi me fat që kemi gjithçka të mbyllur në vendin tonë. Ne duhet të përfitojmë nga kjo”, ka thënë Josep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *