“Manchester City do fillojë me fitoret radhazi dhe Arsenali me humbje”, Gary Neville e ka parë këtë film më parë: Nuk e fiton Arteta titullin e Premier League

Topçinjtë janë padyshim një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni në Premier League. Aktualisht, 13 herë kampionët e Anglisë janë mbërthyer në krye të tabelës, përpara Manchester City të vendit të dytë me tetë pikë. Për këtë arsye, shumë besojnë se skuadra nga Emirates Stadium do t’i japë fund një thatësire 19-vjeçare dhe do të fitojë titullin. Ndryshe mendon legjenda e futbollit anglez, Gary Neville. Sipas tij, Manchester City do t’ia dali sërish. Interesant është fakti se mbrojtësi i pensionuar nuk i sheh as në vend të dytë Arsenalin.

“Është gjithmonë një shans për diçka të re, por jo. Arsenali nuk do ta fitojë Premier League këtë sezon. Manchester City do ta fitojë titullin, i ndjekur nga Manchester United dhe e di që ky pretendim do të irritojë tifozët e Arsenalit. Preferoj të fitojë Arsenali sesa City. Unë mendoj se do të ishte absolutisht e bujshme. Ata dhe Liverpooli kanë dominuar kompeticionin vitet e fundit, ndaj mundësia që një ekip tjetër të triumfojë e bën këtë kampionat më të veçantë. Do të vijë një moment kur Arsenalit do t’i mungojë fryma, do të përballen me disa vështirësi. Pastaj Manchester City do të fillojë të kompensojë humbjet. Fatkeqësisht, do të jetë një sezon tradicional”, tha Neville. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online