Rei Manajn e pret një ndeshje mjaft e vështirë. Trajneri ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar e ka kaluar me sukses lëndimin e vogël që pësoi dhe do të jetë i gatshëm për të kërcënuar portën e Gallatasarait ditën e dielë. Bylent Ujguni ka deklaruar për mediat se Manaj është një lojtar i fortë dhe luftarak, por ka akuzuar arbitrat që shpesh nuk japin goditje dënimi në favor të tij. Trajneri i Sivasportit është treguar i ashpër me gjyqtarët e kampionatit turk, duke i cilësuar me shikim të kufizuar.
“Rei Manaj është dikush që mund të godasë topin shumë mirë dhe ka shpejtësi shumë të mirë. Ai është vërtet i fortë dhe luftarak. Për fat të keq, gjyqtarët nuk mbajnë përgjegjësi për faullet e bëra ndaj tij. Kundërshtarët i hipin sipër dhe i tërheqin fanellën, por arbitrat e konsiderojnë një duel. Për shkak se gjyqtarët tanë në përgjithësi janë me shikim të dëmtuar, nuk ka shumë për të thënë. Ata nuk mund të japin atë që shohin, ata japin gjëra të gabuara. Ne presim që gjyqtarët të përmirësojnë cilësinë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithçka po përmirësohet në vend, problemet e tyre prekin të gjithë futbollin turk”, ka deklaruar Bylent Ujguni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/