Rei Manaj ka kaluar një super sezon në Turqi me fanellën e Sivasporit. Është kthyer në heroin e tifozëve për shkak të golave të shumtë, ndërsa kjo skuadër luan sot ndeshjen e fundit.
Me siguri do të jetë ndeshja e fundit e Manajt me Sivasporin, pasi pritet të largohet në merkaton e verës nga ofertat e shumta.
“Rei Manaj, nuk ka një si ty”. Tifozët tanë e donin dhe kanë thënë këto fjalë për Manajn. Le të veshin për herë të fundit fanellat e Rei Manajn dhe të vijnë në stadium”, tha trajneri i Sivasporit. /Sport Ekspres/