Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme miqësoren kundër Kilit dhe e gjithë vëmendja është kthyer kah kuqezinjve. Për të folur më gjatë rreth Kombëtares, në emisionin “Koha Shtesë” është ftuar një emër i njohur në sportin shqiptar, si Edmond Kapllani. Ish-lojtari i kuqezinjve ka kujtuar golin e tij të parë me fanellën e Shqipërisë, si dhe ka dhënë mendimin e tij rreth sulmuesve që ka në dispozicion trajneri Silvinjo. (Videon e plotë të emisionit “Koha Shtesë” e gjeni më poshtë)
“Silvinjo pak a shumë një bindje e ka për sulmuesit që do të marrë me vete. Manaj i përshtatet lojës dhe stilit të Silvinjos. Di të luajë me shpinë, di të luajë me topin, di të shfrytëzojë hapësirat. Është altruist, di të pasojë pasin e fundit. Rei Manajn e shoh me ngjasa të mira për të qenë pjesë e Europianit në Gjermani.
Vërtetë Cikalleshi është në një moshë të vjetër, por e shoh lider në ekipin tonë kombëtar. Mendoj që do të jetë lojtari bazë në ekipin tonë kombëtar. Ai vrapon, është lojtar trajneri. Mendoj që Silvinjo e ka pikë të dobët Cikalleshin”, ka thënë Edmond Kapllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/