Manaj duhet të djersijë më shumë për besimin e trajnerit, Tiago Mota: Ndryshimet i zgjedh nga ajo që shoh në stërvitje

Rei Manaj nuk po gjen dot hapësira në radhët e Specias. Që nga momenti i transferimit te “shqiponjat”, sulmuesi shqiptar ka mundur të ketë në këmbët e tij vetëm pak minuta, të pamjaftueshme për të lënë gjurmë në fushën e lojës. Ndeshjen e shkuar Manaj nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri, ndërsa një takim më parë u la në shtëpi nga ky i fundit. Në konferencën për shtyp për sfidën kundër Fiorentinës, Tiago Mota ka shpjeguar edhe arsyen përse nuk e ka aktivizuar 24-vjeçarin e Kombëtares kuqezi. Ai qartëson se zëvendësimet janë pasqyrim i asaj çfarë ai merr në stërvitje nga lojtarët. Me sa duket Manaj duhet të djersisë më shumë për të fituar besimin e trajnerit të Specias.

“Nuk mund të them me siguri se kush do të kthehet në grup dhe kush do të thirret. Nesër (sot) kemi ende seancën e fundit stërvitore dhe do të vendos kë të marr me vete të dielën. Kjo do të varet nga gjendja e tyre. Ndryshimet që zgjedh të bëj gjatë ndeshjeve janë të motivuara nga ajo që shoh në stërvitje dhe nga situata në të cilën ndodhet skuadra në momentin e ndryshimit. Të martën zgjodha të përfitoja nga fleksibiliteti i madh i Gyasi-t, duke e shtyrë prapa dhe ta lija në fushë sepse po luante mirë. Ne do të përpiqemi gjithmonë ta luajmë lojën, padyshim që varet nga kundërshtari. Taktikisht diçka mund të ndryshojë, por ne do të përpiqemi të mbrohemi të njëmbëdhjetë dhe të sulmojmë të njëmbëdhjetë, siç kemi bërë gjithmonë”, ka deklaruar Tiago Mota./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *