Man City dhe Liverpool kërkojnë “të vjedhin” adoleshentin e mrekullueshëm, Yamal ia thotë prerë agjentit: Nuk iki askund përveç Barcelonës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kur ishte vetëm 16 vjeç, Yamal mori një telefonatë nga Xavi Hernandez për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës dhe doli të ishte një lëvizje fantastike. Tashmë në paraqitjet e para Yamal tregoi se çfarë potenciali posedon dhe në kohë rekord u bë yll i Barcelonës, por edhe i kombëtares spanjolle, me të cilën u bë kampion i Evropës verën e kaluar.

Ky 17-vjeçar po luan në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon dhe tashmë është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit katalanas. Megjithatë, për shkak të “fair play”-it financiar, Barcelona ende nuk i ka siguruar kushtet për të vazhduar zyrtarisht kontratën me Yamal, gjë që pasohet nga klube të tjera që dëshirojnë ta shohin Yamalin në radhët e tyre.

Manchester City dhe Liverpool janë kryesorët që thuhet se kanë kontaktuar edhe Yamalin dhe i kanë bërë të ditur se donin të nënshkruanin me të, por 17-vjeçari kishte një përgjigje të shkurtër dhe të qartë për ta.

Mediat spanjolle thonë se Yamal e ka bërë të qartë përmes agjentit të tij se nuk dëshiron të shkojë askund dhe se qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në Barcelonë dhe se është i gatshëm të presë aq sa duhet për të vazhduar kontratën me katalanasit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/