Shqipëria do të kërkojë që të bëj surprizën në Europianin e Gjermanisë. Silvinjo e ka bërë të qartë se kuqezinjtë do të kërkojnë të jenë Maroku i Europianit.
“Ne nuk studiojmë domosdoshmërisht skuadra si Franca, Spanja, Gjermania, Anglia apo Portugalia, sepse ato janë gjithmonë kandidate për titull.
Ne shikojmë te skuadrat që mund të shpresojmë t’i imitojmë, dhe ka kuptim të plotë që Maroku do të ishte një pikë referimi për ne. Shpresojmë që të vazhdojë të jetë kështu, sepse ata kanë bërë shumë mirë. Mamma Mia”, tha Silvinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/