Rei Manaj ka dhënë një rrëfim në faqen zyrtare të Superligës në Turqi për të treguar disa detaje nga e kaluara e tij. Për shkak të shpërthimit të golave në këtë sezon, sulmuesi shqiptar është padyshim një prej personazheve kryesorë të këtij sezoni. Manaj është ndalur edhe te periudha e dështuar kur kaloi në Championship te Ëatfordi. Sipas tij, periudha e keqe nuk erdhi për shkakun se Anglia ka futbollin më të fortë në botë, por për shkakun e stërvitjes së rëndë.
“Unë fillova të luaj futboll në rrugë kur isha fëmijë në vitet 2002-2003. Në atë kohë, Ronaldo fenomeni ishte në nivelin e tij më të lartë. Unë nuk e njihja shumë mirë, por nuk shkoja te berberi pasi mami më priste flokët si Ronaldo fenomeni.
Dështimi në Angli? Nuk është se kisha vështirësi për nivelin e futbollit atje se nuk u mësova dot, por ishte pjesa e të mësuarit me këtë futboll. Vija nga një stërvitje ku njëherë në javë do të shkoje në palestër, ndërsa në Angli bëhej palestër cdo ditë. Më pas erdhi dëmtimi im. Ishte pak e vështirë pasi nuk isha mësuar me atë lloj stërvitje”, tha Manaj. /Sport Ekspres/