Tradita respektohet në maksimum: sa herë Zhoze Murinjo shkon në Njukasëll, nuk ka shans të fitojë.
Edhe sot Mançester Junajtid doli brinjëthyer nga “St.James Park”, sepse u mund 1-0, me golin vendimtar shënuar nga Met Riçi në minutën e 65-të.
Martin Dubravka, në debutim, mori duartrokitjet e publikut, sepse kreu disa pritje të shkëlqyera.
Njukaslli protestoi edhe për një penallti, ndërsa Aleksis Sançez humbi një super rast në minutën 57, sepse nuk gjuajti në kohë pasi shmangu portierin dhe një mbrojtës evitoi golin. Më pas, erdhi edhe ndëshkimi nga Riçi.
Junajtid mbetet i dyti dhe tashmë titulli është i Mançester Sitit, ndërsa Njukaslli dhe Benitez festojnë daljen nga zona e ftohtë me fitoren e sotme.