Mallkimi i Mavrajt/ U lëndua pa ndërhyrje nga kundërshtati, braktis prapë fushën

Greuther Furth nuk mund të mbështetet në shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, në javët e ardhshme. Ky i fundit ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Hannover 96. Kjo solli edhe largimin e tij nga fusha e lojës në minutën e 65 në ndeshjen të cilën skuadra e kapitenit kuqezi e humbi 1-3.

Arsyeja e lëndimit ishte për shkak të një goditje me kokë edhe pse nuk kishte ndikimin e lojtarëve kundërshtar.  Një dëmtim i muskujve në zonën e aduktorit ka bërë që Mavraj të qendrojë larg fushave të blerta për disa javë. Kjo nuk është hera e parë që Greuther Furth do të duhet të bëjë pa mbrojtësin shqiptar, që ka qenë disa herë pre e dëmtimeve kohët e fundit, ndërsa ku kanë munguar edhe ato të të njëjtit lloj si këtë herë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *