Mallkimi i kampionit në fuqi vazhdon

Nëse ndodh një herë, nuk ka çudi, por nëse bëhet traditë, diçka nuk shkon dhe shpesh nisin bestytnitë, duke folur për mallkim.

E tillë është ajo që po ndodh me kampionët e botës, sepse në 5 Botërorët e fundit kampioni në fuqi dështon keqas në Botërorin pasardhës. Nuk bëhet fjalë për dështim në çerekfinale apo aty rrotull. Jo bëhet fjalë për eliminim nga grupi!

Në Botërorin 2002 Franca nuk e kaloi fazën e grupeve.

Në Botërorin 2006 Brazili mbërriti deri në çerekfinale dhe ishte një sukses duke parë kampionet e tjerë.

Në 2010 e pati radhën Italia të turpërohej që në grupe.

Në 2014 Spanja përjetoi atë që u bë mallkim, me eliminim që në grup, ndërsa sivjet e pësoi Gjermania.

Gjermanët ishin në Grupin F, grupi që prodhon vetëm dështime për emrat e mëdhenj, por kaq keq nuk e mendonte askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *