Një tjetër goditje e madhe ka ardhur për PSG pas eliminimit nga Kupa e Francës. Messi nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë kundër Monakos në ndeshjen e radhës në kampionat dhe pothuajse me siguri do të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Bayernit.
Dëmtimi i pësuar së fundmi duket se i ka kushtuar shumë argjentinasit. “Leo Messi u lëndua në ndeshjen kundër Marsejës dhe me siguri nuk do të luajë kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu nuk do të luajë kundër Monakos”, raporton L’Equipe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/