Në Romë normalisht që ende vajtojnë që nuk arritën të siguronin shërbimet e një prej lojtarëve më premtues. Veç drejtuesve dhe tifozëve të Romës, me siguri keqardhje ndjejnë dhe ata që merren me shitjen e pasurive të paluajtshme.
Sulmuesi 21-vjeçar ka blerë një shtëpi të jashtëzakonshme në Barcelonë, e cila është jo pak por plot 1500 metra katro, pa përfshirë këtu dhe 400 metra katror oborrin e tij. Në tre katet e shtëpisë së tij nuk mundon luksi i shfrenuar, pasi mjafton vetëm detaji se për kap pak lartësi sulmuesit i është nevojitur një ashensor në të.
Edhe pse i ri në moshë, përfitimet tek katalanasit nuk janë të pakta, çka e kanë shtyrë të mos kursehet aspak për t’i krijuar vetes një komoditet që shumë pak bashkëmoshatar të tij e imagjinojnë.