Kristjan Asllani është një nga emrat më të lakuar ende pa nisur zyrtarisht merkatoja e verës. Mesfushori shqiptar kërkohët nga klubet më të mëdha të Serisë A, ku spikat derbi mes Interit dhe Milanit për shërbimet e tij. Por kuqezinjtë duket se kanë hedhur hapa konkretë për transferimin e tij.
Alfredo Pedula tregon se Maldini ka folur me familjarët e Asllanit për ti bindur që Kristjani të firmosi për Milanin. Kuqezinjtë kanë formulën që mund ti kënaqë të gjitha palët. “Djalli“ kërkon të blejë kartonin e talentit shqiptar dhe ta lërë më pas edhe për një sezon në radhët e Empolit për të vazhduar rritjen e tij. Këtë skenar e kërkon edhe vetë presidenti Korsi, i cili në një intervistë për mediat italiane u shpreh se do të dëshironte që Asllani të qendronte edhe për një tjetër vit te Empoli./Sport Ekspres/