Malaga vuan mungesën e shqiptarëve, Bare i pezulluar dhe te Kombëtarja

Nga liga e dytë spanjolle skuadra e Malagës nuk po gjen paqe teksa javë pas jave ndihet rreziku i zonës së kuqe. Në 14 javë ekipi i shqiptarëve ka po aq pikë duke ka mbetur plot 20 pikë nga vendi i parë dhe 10 pikë nga vendi i dytë që të sigurojnë një biletë në LaLiga.

Biletë e cila po hynë në vitin e saj të dytë që pritet të mungojë. Të paktën rezultatet nuk janë bindëse teksa një tjetër humbje shënohet në ndeshjen e fundit në transfertën e Ponferradina. Sikur të mos mjaftonte kjo, Malaga po vuan edhe mungesave të lojtarëve, përfshirë këtu edhe Sadikun me Baren. Sulmuesi shqiptar vijon të ketë shqetësime muskulore duke e shtyrë për pak kohë rikthimin e tij.

Ndërkohë Keidi Bare është i penalizuar për ndeshjen e ardhshme për shkak kartonash. Por gjithashtu për Baren pritet ftesa e Kombëtares për ndeshjet e fundit të Euro2020. Kjo situatë nuk i ka kënaqur aspak drejtuesit e Malagës të cilët mbeten nën presion e mungesës së rezultateve pozitive.  /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online