Sulmuesi argjentinas Maksi Lopez ka qenë i ftuar në emisionin Balalaika në Mediaset dhe natyrisht nuk mund të mos ngacmohej për Mauro Ikardin, i cili është i martuar me ish-bashkëshorten e Lopezit.
“A mund të largohet Ikardi nga Interi? Gjithçka mund të ndodhë. Uanda është agjentja e tij, ndaj ajo kujdeset për interesat e tij financiare dhe kërkon klube që paguajnë dhe garantojnë sukses në fushë. Për mendimin tim ajo është takuar me drejtuesit e Juventusit, por më duket i vështirë shkëmbimi me Higuain. Ikardi është shumë i qetë në Milano, ndërsa më duket e vështirë që Higuain të pranojë të shkojë tek Interi”.