Mahrez lë futbollin, por ishte një rreng në Facebook

“Pas konsultimeve me mjekë të ndryshëm, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli”. Kështu shkruhej sot në faqen në Facebook të sulmuesit të Lester Sitit Rijad Mahrez. Një lajm i bujshëm, sepse Mahrez shënoi javën e shkuar për Lesterin dhe dukej se kishte lënë pas gjithë problemet me klubin, që refuzoi ta shiste në janar, edhe pse mori 4 oferta nga Mançester Siti.

Megjithatë, ka qenë gjithçka një rreng i punuar nga ndonjë haker në internet, që ka dashur të zbavitet ose t’i hapë probleme algjerianit të njohur, i cili ka pasur probleme pa fund me Lesterin këtë sezon dhe para disa javësh u zhduk dhe nuk u paraqit për disa ditë në stërvitje, për shkak se Lester Siti refuzoi ta shiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online