Mahnit Liria e Shkëmbit, “shkatërron” kryesuesit dhe është e treta

Liria e Prizrenit e nisi ngadalë, por ka pasur thjesht nevojë për kohë. Pas disa luhatjesh në lojë e rezultate, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka ndërruar marsh, sepse javën e shkuar fitoi për herë të parë jashtë fushe, ndërsa sot ka habitur të gjithë, duke shpartalluar Llapin kryesues.

Një sukses 3-0 për Lirinë, dominuese absolute, në një sfidë të shumëpritur në Prizren, pasi nga sezoni i kaluar janë mbartur jo pak inate.

Florent Avdyli shënoi që në minutën e parë, Zenel Gavazaj dyfishoi në minutën e 41-të dhe Besart Islamaj mbylli gjithçka në minutën e 81-të. Llapi ende i pari, por tashmë Liria është vetëm 2 pikë larg, një ecuri fantastike për skuadrën nga Prizreni, që ka pësuar vetëm 8 gola.

Ndërkaq, kampionët në fuqi të Trepçës ’89 u ndalën te barazimi 1-1 nga Drita, ashtu si Drenica barazoi pa gola ndaj Feronikelit.

Kaos në Flamurtari-Vëllaznimi, sepse portieri mik Muhaxhiri barazoi në minutën e fundit dhe aty u futën në fushë tifozët vendas, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *