Mohamed Salah ishte protagonist absolut te Egjipti, në ndeshjen e luajtur kundër Esuatinit (skuadër që deri në muajin prill njihej si Svaziland), takim i vlefshëm për Grupin J, në kualifikueset e Kupës së Afrikës. “Faraonët” fituan me rezultatin 4-1, duke i shënuar të gjithë golat në pjesën e parë të sfidës.
Goli i fundit, por që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte ai i Mohamed Salah. Pas disa lëvizjeve të bukura në fushë, ylli i Liverpulit realizoi direkt nga goditje këndi, me topin që përfundoi poshtë traversës dhe befasoi portierin kundërshtar. Një goditje e jashtëzakonshme ajo e numrit 10, për të cilin festa e perlës së realizuar, ia la vendin frikës.
? MOHAMED SALAH OLIMPICO ?#Egypt‘s star man just scored directly from a corner kick in their #AFCON qualifier against Swaziland! #Olimpico #Golazo ????#AFCON2019Q #ThePharoahs pic.twitter.com/T2vtbPUAHp
— #ThankYouDeuce (@JogaBonito_USA) October 12, 2018
Në minutat e fundit të lojës, Salah ndjeu dhimbje në këmbë dhe doli nga fusha, duke i’u drejtuar menjëherë dhomave të zhveshjes. Për momentin ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe duhet të priten rezultatet e testeve të specializuara mjekësore, për të kuptuar edhe sa kohë do të mbetet fantazisti jashtë fushave.
Gjithsesi, krahu i djathtë i teknikut Aguirre, Hani Ramzi, provoi të qetësonte tifozët e Egjiptit, por në këtë mënyrë dha edhe sinjale të mira për mbështetësit e Liverpulit. “Nuk mendojmë që lëndimi i Mohamed të jetë diçka serioze. Bëhet fjalë vetëm për lodhje muskulore”, tha ai në fund të ndeshjes.