Histori për humor sportiv ajo e Artur Maganit, i cili para pak kohësh u prezantua te Feronikeli, pas largimit nga Liria, por duket se prezantimi ishte fiktiv, sa për show, sepse kontratë nuk kishte firmosur.
Për këtë arsye, ditët e fundit i biri i Gugash Maganit u bashkua me Partizanin, por nuk dihej nëse ekzistonte ndonjë marrëveshje për praninë e tij në kupat e Europës, apo më tej.
Gjithsesi, dalja në stërvitje me Partizanin ka dhënë efektin e duhur, sepse presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka udhëtuar për në Shkodër, ku ka biseduar me sulmuesin dhe ka ardhur edhe nënshkrimi i kontratës.
Kjo do të thotë se shfaqja e Maganit në Tiranë ka qenë thjesht kalimtare, sepse tashmë e ka firmosur kontratën në Kosovë.