“Ma tha një person shumë i afërt”, ish-lojtari italian: Imobile është shumë i prekur nga mungesa e Tares

Igli Tare duket se ka lënë një boshllëk te Lacio. Masimo Brambati ka thënë për “TMW Radio” se Imobile e ndjen mungesën e drejtorit sportiv shqiptar. Ish-futbollisti italian është shprehur se tani gjithçka është e përqendruar në duart e Sarrit.

“Dje në mbrëmje, një person shumë të afërt me Lacion dhe me Imobilen, më fliste për situatën e këtij lojtari. Është shumë i prekur nga mungesa e Tares, i cili ishte një person që mbulonte Imobilen nga vështirësitë që ndodhin gjatë viteve. Pa Taren, Sarri ka gjithçka në duart e tij. Është më intrasigjent dhe nuk ka mirënjohje kundrejt tij”, ka thënë Masimo Brambati./Halit Delibashi-SportEkspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *