Olainka do të ishte futbollisti që surprizojë Interin në shtëpinë e tij, teksa me golin e sulmuesit që më parë ka qenë pjesë e Superiores, do të zhbllokohej edhe takimi.
Slavia e Pragës po kryesonte në shifrat 0-1, ndërsa Barela barazoi shifrat në minutat shtesë për të mbyllur rezultatin në 1-1. Por në golin e Olainkës kishte edhe një kontroll të sistemit “VAR” për offside, megjithëse gjithçka rezultoi e rregullt në fund.
Në një rrëfim pas ndeshjes, ky futbollist ka treguar edhe gjithë emocionet e pabesueshme që përshkroi në një moment, madje edhe lutjen e tij për arbitrin që të mos i anullonte golin e karrierës.
“Është vërtet e mrekullueshme të shënoj golin e parë në “Champions League”. Ishte e pabesueshme dhe shumë gjëra më kanë ardhur në mendje në atë moment, vërtet fantastike. Pas golit po shihja monitorin që po kontrollohej për offside. Shumë gjëra më erdhën në mendje dhe të shihja veten duke shënuar në “San Siro”. E pabesueshme!
Pasi arbitri po kontrollonte VAR-in dhe unë që thoja: “Të lutem, të lutem mos e ndalo këtë ndjenjë”.Isha shumë i emocionuar dhe gjithçka më ndaloi në atë moment. Ne duhet të jemi krenarë për këtë moment. Interi nuk është një ekip i vogël, por i madh dhe një nga më të mirët në Europë. Mund të merrnim tre pikët, nuk i morrëm, por dolëm krenarë”, ka thënë Olainka. /Sport Ekspres/