Menjëherë pas përfundimit të takimit, njëri nga drejtuesit më të lartë të klubit, Artur Çobani, ka komentuar me tone të qarta pakënaqësie këtë humbje, sipas tij e paparashikuar.
“Nuk gjej fjalë për të shprehur këtë paraqitje të Lushnjes. Jemi mundur edhe nga Kukësi, por futbollistët kanë luajtur mjaft mirë dhe fitoren kuksianëve ia dhuroi arbitri. Por sot ekipi ka zhgënjyer në çdo drejtim. Pa dyshim që Laçi ka një ekip të mirë, por sot Lushnja ka mundur vetveten. Kemi shpërdoruar një rast të mirë për të rikuperuar në klasifikim. Kjo paraqitje është e patolerueshme. Shumë shpejt do të marrim në analizë të detajuar këtë humbje zhgënjyese, ku natyrisht do të dalim dhe me konkluzione. Mund t’iu them se do të ketë masa drastike jo vetëm për stafin teknik, por edhe për futbollistët”, ka përfunduar koordinatori sportiv i Lushnjes, Artur Çobani.