Ekipi i Lushnjes ka objektiva të qarta dhe ka si qëllim që sezoni tjetër ta gjejë në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht janë duke mbajtur kreun e Kategorisë së parë sa i përet grupit B, megjithëse deri në përfundim të kampionatit ka ende shumë rrugë për të bërë.
Për arritjen e objektivit të tyre, drejtuesit e lushnjarëve kanë sjellë edhe afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për Brunild Pepën, që aktualisht i është bashkuar grupit të lojtarëve, duke u stërvitur me ta, por vetëm në janar do të ketë mundësinë të zbresë në fushë me fanellën verdh-jeshile dhe t’i japë më tepër sulmit të skuadrës së Lushnjes. Ky sylmues ka qenë edhe më parë pjesë e këtij ekipi, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me ekipe si Teuta, Bylisi apo Kastrioti./Sport Ekspres/