Lushnja i ka harruar analizat, priten largime titullarësh

Arjan Likja

Lushnja e sezonit tjetër do të jetë pjesë e kampionatit inferior të Kategorisë së Parë. Ligjërisht stafi teknik dhe të gjithë futbollistët e Lushnjes që mbyllën këtë sezon futbollistik me fanellën verdhjeshile tani janë të lirë pasi kanë qenë nën diktatin e një kontrate 1 sezonale. Lushnja ishte i vetmi ekip i elitës që vepronte me këtë rregull kontratash me futbollistët.  Opinioni futbolldashës në qytetin myzeqar dhe tifozët e “thekur” të këtij ekipi janë të shqetësuar dhe presin si gjithmonë me padurim se si do të jetë Lushnja e sezonit të ardhshëm futbollistik. Ankthi i tyre lidhet me një tjetër eksperiencë të rekordeve negative që ka regjistruar Lushnja në këto 6 vitet e fundit. Si kurrë më parë, Lushnja nuk ka qëndruar 4 sezone radhazi në Kategorinë e Parë.

Prandaj, ultrasit verdhjeshilë janë në pritjen e pa shpresë se ndoshta sezoni i ardhshëm do të nisë më i ndërgjegjësuar nga drejtuesit e Lushnjes për të bërë një merkato cilësore në bazë të konkurrencës objektive dhe jo në bazë të pa aftësisë dhe ndërhyrjeve korruptive siç ka ndodhur rëndom në këto vitet e fundit. Lushnja ka qenë ndër të paktit ekipe  në futbollin shqiptar e cila e fillonte një kampionat pa objektiva të qarta sezonale dhe për rrjedhojë pa qarkullime dhe penalizime stafesh teknike apo futbollistësh për mos realizim objektivash. Me shumë gjasa, në të tilla kushte duket se skuadra do të ketë edhe largime të titullarëve dhe lojtarëve të rëndësishëm të viteve të fundit. Emrat e Sefës, Cankës apo Pepës janë përmendur në ekipe të tjera të Kategorisë së Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online