Pas përfundimit të takimit me Skënderbeun, klubi lushnjar ka dhënë një deklaratë nëpërmjet koordinatorit Artur Çobani, ku kontestohet gjykimi i kryesorit Fation Xhemalaj. “Erdhën për këtë ndeshje gjyqtarë anonim dhe pa emër. Çfarë janë këta gjyqtarë pa emër? Luajtëm mirë, kishim Skënderbeun përpara. Këtu e ndalon lojën, atje nuk e ndalon lojën. Gjykimi ishte me dy standarde. Pse i bën gjykimet me dy standarde? A di apo nuk di ai gjyqtar? Edhe pse është e qëllimshme, nuk ka nevojë Skënderbeu ta ndihmojë ai gjyqtar. Kush janë këta anonim dhe përse i sjellin? Nëse i sjellin qëllimisht, thjeshtë për t’i praktikuar, për mësimore në Lushnjë, jo kështu! Nuk mund të vazhdojmë me arbitra që bëjnë miqësore. Unë nuk po them se nuk ishte faull, por përse nuk u ndalua loja. Këtu u ndalua loja dhe atje jo. Ishte rast identik pas pesë minutash. Këtu përplaset Canka, ai nuk e ndalon lojën, ndërsa atje e ndalon. Por ne kaq e kemi. Çfarë janë këto raste të diskutueshme? Gjykimi ka qenë mizerabël. Ne nuk kemi ndërmend as të acarojmë tifozët, as lojtarët. Ne duam të luajmë futboll, por nuk mund të luhet me këta arbitra mësimorë. Kush i ka marrë, kush i ka sjellë dhe për çfarë i sjellin? Nëse duan t’i praktikojnë le t’i çojnë tek ndeshjet e të rinjve”.