Egnatia-Kastrioti vijon sot, fusha është gati

0

Do të luhet prej orës 12.00, sot, pjesa e dytë e ndeshjes Egnatia-Kastrioti. Ndeshja duhej të luhej dje, madje u luajtën edhe 45’ e para dhe rezultati në fund të pjesës së parë ishte 1-0 për vendasit, me gol të sulmuesit nigerian Agbodike.

Në pjesën e dytë, fusha është rënduar për shkak të reshjeve të shiut. Terreni mjaft i rënduar, nuk ka lejuar vazhdimin e ndeshjes. Megjithëse pjesa e parë u zhvillua pa probleme, pasi terreni ishte i mirë dhe lejonte në të luhej pa problem, në të dytën ishte tjetër panoramë. Kushtet atmosferike të motit me reshje nuk lejuan luajtjen e 45 minutave të dyta të sfidës. Të ndodhur në një situatë jo normale në fillimin e pjesës së dytë, kryesori i ndeshjes ka dalë në mesin e fushës së bashku me dy skuadrat. Në disa pjesë të ndryshme kishte pellgje uji që pengonin zhvillimin normal të lojës. Kështu pas konsultimit midis Delegatit Eduart Gjini dhe gjyqtarit Emirjon Sino, kapitenët përkatës Mile dhe Lila panë nga afër gjendjen e fushës. Që nga reshjet e shumta që ranë në pushim të takimit topi nuk kishte mundësi lëvizjeje, ndaj sipas rregullores ndeshja u shty me 24 orë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.