“Lushkja bëri diferencën me një gjuajtje në portë”, trajneri i Partizanit premton: Do të gjejmë forcë për t’u kthyer, më vjen keq si u mundëm…

Ndeshja e sotme kundër Partizanit ishte e fundit për Regi Lushkjen. Futbollisti i Laçit ka gjetur marrëveshjen me Sherif Tiraspolin dhe do të nisi një aventurë të re në Moldavi. Tifozët e falënderuan nëpërmjet një pankarte, ndërsa nga krahu tjetër, Lushkja ua ka kthyer në “gjuhën e zakonshme”.

Në minutën e 78 të takimit, Regi lëshoi një predhë nga distanca me të jashtmen që përfundoi në cepin e rrjetës. Menjëherë nisi festa e madhe ku nuk u përmbajtën edhe lotët. Në fund të gjithë lojtarët e Laçit e kanë ngritur Lushkjen si të ishte një trofe. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Mehmeti: “Lushkja bëri diferencën me një goditje në portë. Kishim katër titullarë në mungesë dhe nuk e meritonim të dilnim pa pikë sot. Ishim të barabartë dhe në shumë situata ishim superiorë. Ekipi nuk ka ardhur ende aty ku duhet. Të vjen keq për mënyrën sesi jemi mundur sot. Më mirë do të ishte që prurjet e janarit të kishin ardhur më përpara pasi duan kohë për t’u përshtatur. Ekipi do të gjej forcë dhe do të reagojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *