“Lumë” talentesh në Itali, Dionis Sheshi firmos për Arecon

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ajo që pritej prej vitesh, po ndodh: dhjetëra të rinj shqiptarë po pushtojnë kategoritë e ndryshme të futbollit në Itali, sepse po rriten brezat e rinj, me lojtarë të moshës 15-21 vjeç që po fillojnë të shkëlqejnë. I fundit që është tashmë pjesë e futbollit profesionist është Dionis Sheshi, mesfushor i ditëlindjes 1999.

Menaxheri i njohur Sokol Haxhia e ka transferuar tek Areco, në Lega Pro, pas sezonit të fundit me të rinjtë e Sienës. Vetëm pak ditë më parë Andrea Isufaj u transferua te Kievo, ndërsa tani vjen edhe ky transferim, që konfirmon se në Itali ka talente pa fund, që duhen monitoruar me shumë kujdes nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *