“Lumë” ofertash për Niko Zisin, vendos Bylisi

Janë pesë skuadra që duan talentin e ballshiotëve, nga kryeqytetasit te ekipe të njohura të elitës

Erjon Saliu

Niko Zisi, mesfushori me tipare sulmuese i skuadrës së Bylisit gjatë sezonit të shkuar, ishte zbulimi i Kategorisë së Parë. Zisi, i cili është në pronësi të Bylisit duket se me paraqitjet e mira ka rënë në syrin e drejtuesve të shumë ekipeve të Superiores. Nga sa bëhet e ditur janë plotë pesë skuadra të Superiores të cilët duan ta bëjnë të vetin 22-vjeçarin e Bylisit. Por, më parë këto ekipe duhet që të “trokasin” në Ballsh pasi kartonin e lojtarit e zotëron presidenti i mallakastriotëve, Besnik Kapllanaj. Niko Zisi luan në mesfushë nga të dyja krahët por edhe në sulm, ku me ballshiotët gjatë gjithë kampionatit të shkuar shënoi edhe 9 gola. Kujtojmë që interesimi për Zisin nuk ka munguar as gjatë merkatos da janarit. Megjithatë, pritet që presidenca e Bylisit të vendosë për ofertën më të mirë për ta lëshuar më pas Niko Zisin. Me shumë gjasa, brenda këtij muaji, lojtari do të ketë skuadrën e tij të re, duke qenë se interesimet për të kanë qenë të vazhdueshme ditët e fundit.

KARRIERA – Niko Zisi ka luajtur edhe më Kombëtaret e moshave, ndërsa ka dalë nga Akademia e Arisit. Në Shqipëri, për herë të parë ka luajtur me skuadrën e Elbasanit, ku pasi u bë pjesë e Bylisit ku nënshkroi edhe një kontratë 5-vjeçare u huazua te verdheblutë e Kategorisë së Parë. Më pas, verën e shkuar u rikthye në Ballsh, ku u aktivizua si titullar, por ishte edhe një nga lojtarët më të spikatur dukë rënë në syrin e shumë klubeve elitarëve, por edhe menaxherëve të njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online