Lukaku përjeton poshtërim! Shkoi te tifozët e Interit për t’i kërkuar falje, i kthehen me të shara dhe ofendime për ndeshjet e dobëta

Lukaku shpërdoroi shumë raste të pastra në ndeshjen e fundit të Interit kundër Salernitanës. Pesha e përgjegjësisë bie te belgu pasi në fund zikaltërit morën vetëm një barazim 1-1. Tashmë ekipi i Inzagit rrezikon seriozisht që të mos kualifikohet në Champions League.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Lukaku duhet të përjetonte poshtërim. Ai shkoi te tifozët e Interit për t’i kërkuar falje, por aty u prit me ofendime dhe sharje. Lukaku arriti që të qetësonte gjendjen duke i dhënë fanellën njëri prej ultrasve të Interit, i kërkoi falje dhe i premtoi se do të përmirësonte lojën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online